Vetëm pak ditë pasi “IPKO”, kompania kosovare e telekomunikimeve në pronësi të Telekomit Slloven, pa ndonjë arsyetim njoftoi klientë te saj se do t’i rrisë për 3 centë çmimet për thirrjet telefonike, sot ka dalë me një “lojë” marketingu duke shfrytëzuar luftën në Ukrainë.
Operatori IPKO ka njoftuar se qysh sot e deri në dy javët e arshme do të lirojë nga tarifat të gjitha thirrjet drejt Ukrainës, “në një kohë kur nevojat për komunikim janë duke u rritur ndjeshëm në këtë vend”, shkruan Reporteri.net.
“IPKO mundëson thirrje pa pagesë drejt të gjithë rrjetit mobil të Ukrainës, deri me 21 mars, 2022”, thuhet në njoftim.
Megjithatë, siç dihet komunikimi Ukrainë-Kosovë është pothuajse i pavrejtshëm, me që pak njerëz kanë lidhje të ndërsjellëta me Ukrainën. Dhe, e gjitha kjo duket më shumë një strategji marketigunu, sesa lehtësim i shërbimeve.
Tarifa me rritje do të fillojë nga 3 prilli, ku nga 0.15eur/min, klientët e IPKO’s do të paguajnë 0.18eur/min për thirrje. /Reporteri.net/.
IPKO e shfrytëzon krizën e rritjes së çmimeve, i shtrenjëton thirrjet telefonike