×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Kosova merr masa mbrojtëse ndaj disa kompanive serbe

    Reporteri
    08 Tetor 2021 | 12:50

    Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë që sot i kanë marrë dy vendime për masa mbrojtëse antidamping ndaj produkteve të caktuara të importuara nga Serbia.


    “Sot më 8 tetor, kemi marrë dy vendime për masa mbrojtëse antidamping ndaj produkteve të caktuara të importuara nga Serbia. Njëri vendim cakton masën antidamping prej 3 eurosh centë për kilogramë në importin e koncentratit të kafshëve dhe shpezëve nga Serbia.

    Vendimi tjetër cakton masë antidamping prej 3 euro për njësitë e bllokut ndërtimor me origjinë nga Serbia”, tha ajo.

    Hajdari në një konferencë për media ka thënë që të dy vendimet janë marrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës me ligjin për masat antidamping.

    “Vendimeve u kanë paraprirë hetimet e ndara dhe analizat e mirëfillta të departamentit të tregtisë i cili ka vepruar sipas kërkesave të prodhuesit vendor. Fillimi i hetimeve është mbështetur veçanërisht në propozimin e komisionit për vlerësimin e detyrimeve të veçanta në importe. Hetimet kanë konfirmuar se produktet në fjalë shiten me çmim më të ulët në tregun e Republikës së Kosovë sesa më tregun e brendshëm të Serbisë si vend i origjinës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!