31 tetori është Dita Botërore e Kursimeve.
Sivjet, kjo ditë qëllon në një periudhë të rëndë ekonomike, për shkak të ngritjes së çmimeve.
Shumë kosovarë kanë vështirësi për të kursyer para, pasi të ardhurat mujore nuk i kanë të mjaftueshme.
Profesori i ekonomisë, Donat Rexha, thotë se në Kosovë kursimet shërbejnë si rezervë për ditë të vështira, për shkak të pasigurisë në punë dhe investime, raporton klankosova.
Ky thotë se periudha e inflacionit do t’i zvogëlojë kursimet, por do t’i nxisë më shumë ato, në periudhë afatgjatë.
Qytetarët thonë se kursimet i mbajnë kryesisht në banka.
Sipas Shoqatës së Bankave të Kosovës, aktualisht janë 3 miliardë e 198 milionë euro depozita të ekonomive familjare.
Për shkak të ndërgjegjësimit për kursimin e parave, çdo 31 tetor në gjithë botën shënohet Dita e Kursimeve, që origjinën e ka gati një shekull më parë nga Milano e Italisë.
Për dallim nga vitet e kaluara, Banka Qendrore e Kosovës të dielën nuk organizoi ndonjë aktivitet për këtë ditë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.