Kryeministri i Kosovës në një konferencë për media ka thënë se kanë përgatitur një sërë masash në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike.
Kurti ka thënë se ekonomia e vendit tonë asnjëherë nuk ka përjetuar një rritje sikurse këtë vit, me rreth 10 përqind derisa ka thënë se këtë duhet ta ndjekim me një rritje të prodhimtarisë dhe eksportit, shkruan Reporteri.net.
“Ekonomia e vendit tonë asnjëherë nuk ka përjetuar një rritje sikurse këtë vit rreth 10 përqind dhe këtë duhet ta ndjekim me një rritje të prodhimtarisë dhe eksportit. Rritja dhe zhvillimi i prodhimtarisë është motori kryesor i zhvillimit të një vendi. Pasojat ekonomike të pandemisë që po përcillen edhe me luhatje të çmimeve, dhe pandemia na dëshmoi se prodhimi vendor ka rol kyç në ekonomi. Nga komunikimet me bizneset prodhuese çdoherë na është thënë se një nga problemet kryesore është qasja në financa. Kemi përgatitur një sërë masash në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike”, u shpreh Kurti. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.