×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Kurti premton investime multimilionëshe në Trepçë: S’ka individ e as grup më të fuqishëm se shteti

    Reporteri
    20 Tetor 2021 | 9:41

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së sotme në Trepçë ia ka ofruar mbështetjen e Qeverisë ushtruesit të detyrës së kryeshefit të ndërmarrjes “Trepça”, Enis Abdurrahmani, pas sulmit fizik që pësoi në vendin e punës.

    Kurti po ashtu ka premtuar investime milionëshe në Trepçë, derisa ka thënë se terminali doganor do të kthehet në Trepçë.

    Sipas tij, në dy vjetët e ardhshme do të investohen 70 milionë euro.

    “Terminali doganor do të kthehet në Trepçë dhe pikë. Nuk ka më që ai terminal do të jetë në duar të privatit. Tani do të hyjmë në fazë të re, nga zhvatja në zhvillim”, u shpreh Kurti ndër të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!