×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Mazreku vazhdon lobimin për anëtarësim në Byronë e Kartonit të Gjelbër

    Reporteri
    03 Nëntor 2022 | 15:01

    Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku, së bashku me drejtorin Financiar të BKS-së z.Valon Berisha të enjten në Athinë kanë takuar Tassos Paginos, kryesues i Byrosë Greke të Sigurimeve, si dhe Elina Papaspyropoulou drejtoreshë e Asosacionit të Sigurimeve në Greqi ku më ta kanë biseduar rreth përkrahjes së Greqisë për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër.

    Pas takimit Mazreku ka vlerësuar lartë përkrahjen nga autoritetet Greke dhe gjithashtu ai ka paralajmëruar së shumë shpejt Byroja Kosovare e Sigurimit do ta gjej mundësinë për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e kartonit të Gjelbër.

    Para pakë ditësh gjatë shënimit të 11 vjetorit të BKS-së presidentja dhe drejtoresha e Byrosë së Kartonit të Gjelbër kanë konfirmuar se në aspektin teknik BKS-ja tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret për interesin

    Përndryshe drejtori Mazreku është duke vazhduar takime të vazhdueshme me drejtues të Byrove për të marrë nga ta përkrahje në arritjen e qëllimit, pra anëtarësimit të Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!