×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Mbi 330 mijë aplikime për tërheqjen e 10% në Trust

    Reporteri
    15 Dhjetor 2020 | 11:34

    Që nga 11 dhjetori kur edhe u hap aplikimi online për tërheqjen e 10% të mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale në Kosovë, kanë aplikuar mbi 330 mijë qytetarë.


    Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Online “Reporteri.net” zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi.

    Fillimi i këtij procesi u shënua me disa probleme kryesisht për shkak të pamundësisë së qasjes së qytetarëve të uebfaqen e Trustit.

    Por, më pas zyrtarët e këtij institucioni, thanë se të dhënat e kontributpaguesve në Kosovë nuk janë cenuar.

    Në bazë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, qytetarët do të kenë mundësi që të tërheqin vetëm 10 për qind të shumës së siguruar për kursime pensionale, që kanë fituar gjatë kohës sa kanë punuar, por edhe në bazë të vlerës së pagës që marrin.

    Aplikimi online do të zgjasë katër muaj.

    Të gjithë të punësuarit në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: pesë për qind të shumës së përgjithshme të pagës e paguan punëdhënësi nga buxheti i tij, kurse pesë për qind paguhet nga paga e punëtorit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!