×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Merret vendimi: 300 persona do të lejohen në dasma nga 14 korriku

    Reporteri
    12 Korrik 2021 | 17:10

    Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ka njoftuar se pas takimit të zhvilluar me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë është marrë vendim që nga 14 korriku orari për lokalet e gastronomisë të zgjatet deri në ora 01:00 pas mesnate.


    Në njoftim thuhet se zgjatja e orarit do të bëhet deri në ora 1 pas mesnate, si dhe numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura të jetë deri në 300 persona.

    Njoftimi i plotë:

    AJM I MADH PËR TË GJITHË SEKTORET E TURIZMIT!

    ODA E HOTELIERISË DHE TURIZMIT TË KOSOVËS i njofton të gjithë gastronomët, hotelierët, pronarët e sallave të dasmave, pronarë të pishinave, clubeve të natës, dhe çdo sektor tjetër që pas shumë konsultimeve dhe takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, sot Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. dr. Hysen Sogojeva dhe drejtori i departamentit të estradës z. Afrim Muqiqi bashkë me të gjitha departamentet e tjera të OHT-së, na njoftuan se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë z. Arben Vitia kanë ardhë në përfundim të një vendimi të ri.

    ZGJATJA E ORARIT do të bëhet deri në ora 01:00 pas mesnate, si dhe numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura të jetë deri në 300 PERSONA.

    Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga dita e Mërkure/14.07.2021!

    Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës me të gjitha strukturat e saj e mirëpret dhe e përshëndet këtë vendim dhe është falenderuese nga të gjitha Institucionet përkatëse për besimin e dhënë për bashkëpunim në të mirën e shëndetit publik si dhe Bizneseve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!