Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar sot bujkun Sadik Abiti.
Kështu ka bërë të ditur ai përmes një postimi në Facebook.
Abiti vjen nga fshati Pestovë, dhe kultivon rreth 11 hektarë patate e 10 hektarë grurë.
Ministri Peci përmes kësaj vizite ka parë nga afër veprimtarinë ditore të bujkut Sadik Abiti.
Postimi i plotë i Ministrit Peci:
?Sadik Abiti nga fshati Pestovë i Komunës së Vushtrrisë është një bujk i vyer i cili kultivon rreth 11 hektarë patate dhe 10 hektarë grurë.
?Pashë nga afër veprimtarinë e tij ditore dhe bashkëbiseduam rreth risive të përkrahjes përmes Programit për Pagesa Direkte / Subvencioneve 2022; për subvencionimin e naftës dhe inputeve për plehërim pranveror si për kulturën e patates ashtu edhe për grurin.
?Këtë vit gruri do të subvencionohet me 474€ për hektarë ndërsa patatja 654€ për hektarë.
?? Bujqit e ndershëm e punëtorë si Sadiku janë baza e zhvillimit të sektorit të bujqësisë; e ne duke patur shembuj të tillë, krijojmë politika që favorizojnë bujqit meritorë e faqebardhë.