×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Ministri Peci del edhe këtë javë në teren: Do të jem afër prodhuesve vendorë

    Reporteri
    24 Prill 2022 | 17:45

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar sot Bajgorën, konkretisht bujkun Behxhet Beqiri i cili kultivon dy hektarë patate.

    Peci tha se Beqiri krenohet me produktin e tij bio për të cilin nuk përdor as pesticide.

    Përvec patates ai kultivon dhe 1 hektarë tërshërë dhe mbarështon 40 krerë lopë.

    Postimi i plotë:

    ?‍?Sot vizitova fshatin Bajgorë, ku në një lartësi mbidetare prej 1250m, bujku Behxhet Beqiri kultivon 2 hektarë patate. Për kultivimin e tyre ai nuk përdor pesticide dhe krenohet me produktin e tij bio. Përvec patates ai kultivon dhe 1 hektarë tërshërë dhe mbarështon 40 krerë lopë. Ai merret me veprimtari bujqësore që nga pas-lufta dhe është një bujk punëtor dhe i përkushtuar.

    ?Fermerët si Behxheti, tashmë janë në dijeni për rritjen e përkrahjes tek Programi për Pagesa Direkte / Subvencione 2022 si dhe mundësitë e shumta që ofron Programi për Zhvillim Rural / Grante 2022, për zgjerim të kapaciteteve të fermës së tij dhe avancim të teknologjisë bujqësore.

    ??Afër prodhuesve vendorë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!