Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka zgjatur deri më 28 gusht 2020 afatin për aplikim për grante në kuadër të masave mbështetëse të Programit të Zhvillimit Rural të këtij viti.
“Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të situatës së krijuar në vend nga pandemia COVID-19, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve dhe agrobizneseve. Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë”, është thënë në njoftimin e kësaj ministrie.
Ndryshe, afati për aplikim për grante investive ishte paraparë të mbyllej më 20 gusht 2020.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.