×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Ministria fton qytetarët t’i raportojnë dallaveret me çmimet e derivateve

    Reporteri
    08 Tetor 2022 | 13:49

    Ministria e Ekonomisë, ka ftuar të gjithë qytëtarët që kur vërejnë manipulime me çmimet e derivateve, ose parregullsi të tjera lidhur me këtë çështje të raportojnë rastet tek Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit.

    Ata mund të dërgojnë ankesat e tyre përmes faqes https://konsumatori.rks-gov.net ose në numrin e telefonit pa pagesë: 0800 11 000.

    Me anë të këtij njoftimi në Facebook të lëshuar nga kjo ministri, thuhet se institucionet relevante për monitorim të tregut, përfshirë këtu Inspektoratin e Tregut, janë duke monitoruar në terren keqpërdorimet potenciale të çmimeve të pajisjeve efiçiente të energjisë, të cilat janë duke u subvencionuar nga Ministria e Ekonomisë.

    Sipas tyre, që në hartim të masave të Subvencionimit të pajisjeve efiçiente, Ministria në fjalë është duke punuar ngushtë me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila ka në mbikëqyrje Inspektoratin e Tregut.

    Njoftimi poashtu thekson se ME-ja ka kërkuar angazhimin e Autoritetit të Konkurrencës, që ka kompetencë për të hetuar dhe për të parandaluar kartelet dhe keqpërdorimin e pozitës dominuese.

    “Kjo ka për qëllim sigurimin e zbatimit të efektshëm të masave të subvencionimit, duke parandaluar ngritjen e çmimeve të pajisjeve, për të mbrojtur qytetarët si përfitues të subvencionit si dhe buxhetin e shtetit”, përfundon njoftimi i ministrisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!