Duke folur për rritjen e pagës minimale, ministri i Financave, Hekuran Murati theksoi se ideja e pagës minimale nuk është që të mirëmbahet e gjithë familja, por të punojnë më shumë anëtarë të familjes, që të mund të mbulohen shpenzimet.
Murati theksoi se Qeveria dëshiron që ta ndryshojë këtë, duke bërë që të punojë më shumë se një anëtar në një familje.
“Ideja e pagës minimale nuk është me e mirëmbajt komplet familjen, që një person me punu dhe me i mbajt pesë anëtarë me pagë minimale. Çdokund në botë, sisteme demokratike dhe me ekonominë që e kemi edhe ne, punojnë edhe më shumë se një anëtar i familjes, në mënyrë që me ia dal me i mbulu shpenzimet…ne dojmë me ndryshu, me punu më shumë se një anëtar i familjes”, tha Murati.
Ministri Murati shtoi se askund në botë nuk është që paga minimale të bëhet aq sa një person ta mbajë familjen i vetëm.
“Nuk bëhet kjo duke marrë vendime arbitrare, artificiale me rrit pagën minimale. Pra, nëse kërkesa është që paga minimale duhet të bëhet aq sa një person ta mbajë familjen, nuk mund të arrihet ajo, s’është bërë askund në botë”, shtoi Murati në Tëvë1.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.