Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se do t’i ndalin në ndihmë të gjitha bizneseve që do të ua rrisin pagat punëtorëve të tyre.
Murati tha se kjo do të bëhet duke subvencionuar 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorë, maksimumi 100 euro për tre muajt e parë.
“Do të kenë mbështetje. I bëj thirrje bizneseve dhe punëtorët që të bëhet kjo rritje e pagës. Qeveria do të ndihmojë duke subvencionuar 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorë, maksimumi 100 euro për tre muajt e parë.
Sa i përket studentëve, ne do të iu njoftojmë ditëve në vijim sa i përket formularit të aplikimit. Do t’i mbështesim qytetarët”, tha Murati.
Kryeministri Albin Kurti sot prezantoi me pakon e re ekonomike, 50 euro për sektorin publik, 100 për studentët dhe pensionistët dhe subvencionim për kursimin e energjisë.