Murati ‘thumbon’ Abdixhikun për Trustin: Kam prit që di më tepër se garda e vjetër e “ekonomistëve të LDK-së”

Hekuran Murati, Lumir Abdixhiku. Fotografi ilustruese.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i është kundërpërgjigjur komenteve të liderit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, se Trusti ka mbetur pa menaxhim ndaj edhe humbjet janë të mëdha.

Përmes një shkrimi të gjatë, Murati ka ‘thumbuar’ Abdixhikun duke i thënë se nuk merr vesh në punët e ekonomisë, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Murati tha se, vitin e kaluar, kur kishte bord, performance e Trustit ishte dukshëm më e ulët se në vitin 2023, pa bord.

“Çmimi për njësi është 1.61 euro, dhe performanca e Trustit për vitin 2023 është -1%. Vitin e kaluar kur kishte bord, performanca e Trustit ishte -5.5%”, shkroi ministri në Facebook.

“Nga deputeti Abdixhiku, së paku kam pritur që ka më shumë njohuri për këtë fushë sesa garda e vjetër e ekonomistëve në LDK. Dhe së paku të kursente sulmet politike mbi një institucion siç është Trusti. Por kjo veç e konfirmon që as ky nuk dallon shumë nga “ekonomistët e LDK-së””, shkroi tutje ai. /Reporteri.net/.

Postimi i plotë: