×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar mbi 24 mijë familje kosovare

    Reporteri
    20 Gusht 2020 | 15:55

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për vitin 2020.


    Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

    Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24 mijë 615 familje me gjithsej 99 mijë 712 anëtarë dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 mijë e 301 familje.

    “Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 140 mijë 917 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 49 547 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 mijë 663 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 91 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 mijë 453 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 mijë133 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 572 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 mijë 988 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18 mijë 950 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 3 mijë 071 përfitues- nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 mijë 640 përfitues dhe nga skema për veteranët e luftës janë 38 mijë 218 përfitues.Ndërsa janë braktisur 6 fëmijë për TM2 – 2020”, thuhet në raportin e ASK-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!