×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Nuk punon teleferiku, bie numri i vizitorëve në Brezovicë

    Reporteri
    15 Janar 2022 | 9:06

    Brezovica, vendi i turizmit në Kosovë këtë vit po ballafaqohet me mungesë të turistëve.

    E gjithë kjo si pasojë e mosfunksionimit të teleferikut. Afaristët dhe vizitorët kërkojnë që sa më shpejt të rregullohet kjo çështje përderisa theksojnë se kanë telashe edhe me energji elektrike.

    Me motorski ose me këmbë, këto janë alternativat e vetme për të shkuar të qendra e skijimit në Brezovicë.

    Por për shkak të mungesës së teleferikut s’mund të shfrytëzohen pistat e skijimit.

    Vizitorët të cilët u ngjiten në këmbë shpresojnë që shumë shpejt të rregullohet teleferiku.

    Sipas RTK’së teleferiku do të rregullohet sot.

    “Kemi pasur 70 për qind më pak mysafirë”, thotë një punëtor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!