×
  • Lajme
  • Ekonomi / Remitencat

    Për 9 muaj diaspora dërgoi mbi një miliard euro në Kosovë, kryesojnë Gjermania, Zvicra dhe Amerika

    Reporteri
    26 Tetor 2023 | 11:57

    Një miliard e 12.6 milionë euro është vlera e remitencave deri në fund të muajit shtator të këtij viti, që paraqet rritje prej 11% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, shkruan Reproteri.net.

    Sipas raportit të publikuar nga BQK-së, remitancat kryesisht vijnë nga shtetet e BE-së, rreth 70% e gjithsej remitancave, prej të cilave kryeson Gjermania me 38.1% dhe ndiqet nga Zvicra me 17.6% ndërsa nga SHBA-ja rreth 7.5%.

    Njoftimi:

    Remitencat deri në muajin shtator tejkalojnë vlerën e 1 miliard eurove

    ● 1.012.6 miliard euro, vlera e remitencave

    ● 298.1 milionë euro, asetet e kompanive të sigurimit

    ● 2.62 miliardë euro, asetet e fondeve pensionale

    ● 479 milionë euro, asetet e ndërmjetësve tjerë financiar

    Një miliard e 12.6 milionë euro është vlera e remitencave deri në muajin shtator, gjë që paraqet
    rritje prej 11 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

    Kështu thuhet në statistikat e remitencave dhe institucioneve tjera financiare për muajin shtator
    2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera e tyre, sipas
    vlerësimeve, muaj ishin 116.9 milionë euro.

    Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitencave ishin nga institucionet financiare jo-bankare
    me pjesëmarrje prej 57.4%, pasuar nga kanalet tjera me 24.4% dhe bankat me 18.2%.
    BQK-ja tregon se 70% e dërgesave të mërgatës vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, ku
    Gjermania ka pjesëmarrje me 38.1%, ndjekur nga Zvicra me 17.6% dhe SHBA-ja me 7.5%.

    Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, deri në muajin shtator vlera e tyre ishte 298.1
    milionë euro. Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.62 miliardë eurove.

    Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit shtator 2023
    janë rritur për 3.1 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 479 milionë
    eurove.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!