×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Petrol Company del me njoftim pas vendimit të djeshëm të MINT

    Reporteri
    20 Prill 2022 | 13:13

    Dje Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka pezulluar lejet për katër kompani të derivateve të naftës, të cilat merren më përpunimin dhe shitjen më shumicë të këtij produkti.

    Petrol Company doli sot me njoftim për konsumatorët, duke thënë se posedon të gjitha licencat për import, deponim, shitje me shumicë dhe pakicë, ndërkohë që i janë revokuar autorizimet/licencat për përpunimin e lëndës së parë.

    Pavarësisht kësaj, Petrol Company thekson se nuk është gjetur asnjë shkelje prandaj në vijim paralajmërojnë se do të ushtrojnë ankesat e tyre përmes rrugëve ligjore.

    Petrol Company, Kosova Rafinery, Kulla Exim dhe In Oil, janë kompanitë e dyshuara, të cilave u janë pezulluar lejet, tha të martën, më 19 prill, ministrja Rozeta Hajdari në një konferencë për media bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!