
Brendi “Prince” nga dita e parë e këtij viti është bërë partner ekskluziv i rrjeteve të marketeve në Mbretërinë Saudite Arabe, “Saudi Hypermarkets Co” dhe “Carrefour”.
Njoftimi:
Të nderuar konsumatorë dhe partnerë lojalë,
jemi të lumtur të ju njoftojmë se nga data 1 janar 2023, brendi PRINCE me portfolion e plotë, i është atribuuar si produkt ekskluziv kompanisë Saudi Hypermarkets Co LLC, e cila është e autorizuar për furnizimin e kompanisë së mirënjohur CARREFOUR për territorin e Mbretërisë Saudite Arabe.
Marrëveshja e arritur ka kohëzgjatjen prej 3 vjetësh me mundësi vazhdimi.
Në portfolion e Prince përfshihen produktet si kafja turke, espresso, instant kafja, filter kafja, si dhe kapsulat Nespresso dhe Dolce Gusto.
*Artikull i sponsorizuar