Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, njofton se Projektligji që mundëson tërheqjen e deri 30% të mjeteve nga Trusti u është shpërndarë sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Ai beson se deputetët do të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe do të mbështesin këtë Projektligj, teksa ka ftuar të gjithë që të mbështesin tërheqjen e parave nga Trusti.
Kujtojmë se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje është kundër tërheqjes së Trustit.
Sipas Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti tërheqja e Trustit nuk është zgjidhje.
Për mundësinë e tërheqjes së mjeteve nga Trusti, foli dje edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili tha se përbën precendet të rrezikshëm.
“Kjo do të shkaktonte precedent të rrezikshëm, pra po vërtetohet ajo që e kemi thënë edhe më parë për Trustin. Ky fond nuk do të mund të ndihmojë ato familje që kanë nevojë”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.