×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Publikohen llogaritë e Qeverisë: 1.4 milionë më tepër shpenzime sesa të hyra në vitin 2022

    Reporteri
    05 Maj 2023 | 16:13
    Ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Fotografi nga arkivi.

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Llogaritë Qeveritare të Kosovës për periudhën 2015-2022.

    Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

    Sipas ASK-së të hyrat e Qeverisë për vitin 2022 ishin 2 miliardë e 622 milionë e 400 mijë euro.

    “Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 71% të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura 15%; ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”, thuhet në njoftim.

    Ndërsa vlera e shpenzimeve ishte 2 miliardë e 623 milionë e 800 mijë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!