Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin për ndarjen e 100 eurove shtesë për rreth 200 mijë pensionistë në Kosovë
Propozimin e ka paraqitur ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Sipas Muratit ndarja e 30 milionë eurove do bëhet për rreth 200 mijë pensionistë në Kosovë po bëhet në kudër të pakos së ringjalljes ekonomike por edhe për disa kategori të tjera të skemave pensionale.
“Ministria e Financave në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike, propozon ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 30 milionë euro për të iu dal në ndihmë përfituesve të skemave pensionale. Me këtë vendim mundësohet mbështetja e kategorive më të cenueshme për të përballuar koston më të shtrenjtë të jetës. Me këtë vendim do të ndajmë nga 100 euro shtesë për secilin përfitues të pensioneve, nga skemat pensionale që paguan shteti, për aq sa pensioni nuk kalon 500 euro”, tha ai.
Murati shtoi se 300 mijë familje do të fitojnë nga kjo masë e pakos.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.