Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, ka thënë se qytetarët në komuna veriore janë duke e kursyer rrymën.
Sipas Rizvanollit, ndonëse për vite me radhë ka pasë rritje të konsumit të energjisë elektrike në këto komuna, tash konsumi është ulur për 3.3 përqind, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Pas një periudhe dhjetë vjeçare ku ka pasur rritje të konsumit deri në 14 përqind në baza vjetore që është abnormale”.
“Konsumi është ulur e energjisë në veri për 3.3 për qind pas një periudhe të rritjeve deri në 14 për qind”, ka thënë Rizavanolli në Klan Kosova.
Për më tepër, Rizvanolli ka folur edhe për marrëveshjen për energji që Kosova e ka nënshkruar me Serbinë. Ajo tha se nëse kjo marrëveshje shkelet, atëherë do të kërkohet dëmshpërblim.
“Ne besojmë dhe shpresojmë se do të ketë një respektim të marrëveshjes nga pala tjetër, nëse jo Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të detyrohet t’ia revokojë licencën kompanisë, kjo situatë është e patolerueshme tani më. Ne do të kërkojmë dëmshpërblim nga Serbia duke qenë se ajo është pala që po e bllokon zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha ministrja. /Reporteri.net/.