×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Rizvanolli: Menaxhmenti i Trepçës ka shfrytëzuar energjinë elektrike në mënyrë racionale

    Reporteri
    22 Mars 2022 | 12:30

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është duke raportuar në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, teksa ka thënë se ngritja e çmimeve të metaleve ka qenë ndihmesë për Trepçën, teksa ka lavdëruar punën e menaxhmentit të Trepçës, pasi sipas saj, menaxhmenti i Trepçës ka shfrytëzuar energjinë elektrike në mënyrë racionale, transmeton Reporteri.net. 

    Ndërkaq, kryetari i Komisionit nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka thënë se është e pakuptueshme të flitet për efiçiencën e energjisë, ku sipas tij nuk ka asnjë cent nga Qeveria e Kosovës për projekt të tillë.

    “Është e pakuptueshme mos të kemi asnjë cent për efiçiencën e Qeverisë, ndërkohë që flasin tërë kohën për të”, tha Shala.

    Tutje, Rizvanolli tha se ngritja e çmimeve të metaleve në bursë ndërkomëbtare ka qnë ndihmesë për Trepçën, ku sipas saj Qeveria e Kosovës do të jetë më kërkuese ndaj ndërrmarjeve, përfshirë Trepçën.

    “Sa i përket Trepçës është fakt që ngritja e çmimit të të gjitha metaleve në bursat ndërkombëtare ka qenë ndihmesë për Trepçën. Situata në Trepçë është e rënduar me vite. Sivjet jemi më kërkues ndaj ndërrmarjeve”, tha Rizvanolli.

    Jo rrallë herë ministrja e Ekonomisë ka apeluar që të kursehet energjia elektrike në mënyrë racionale, ku ajo edhe sot në mbledhje ka lavdëruar punën e menaxhmentit të Trepçës, pasiqë sipas saj të njëjtit kanë shfrytëzuar energjinë në mënyrë racionale.

    “Kriza energjetike e ka rënduar situatën, por menaxhmenti i Trepçës ka qenë proaktiv, ku ata kanë shfrytëzuar atë në mënyrë racionale, duke mos ndezur makineritë shpesh”, ka thënë Rizvanolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!