×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Rrezarta Krasniqi e LDK-së: Të lejohet tërheqja e një shume të parave nga Trusti

    Reporteri
    23 Maj 2022 | 9:30

    Të enjten protestohet për lejimin e tërheqjes së një përqindje të mjeteve të Trust-it pensional.

    Përmes një postimi të shpërndarë të një grupi qytetarësh në Facebook, bëhet e ditur se të enjten në ora 12:00 në Prishtinë do të përcillet protesta e qytetarëve të cilët shkruajnë se kanë pritur që projektligji për Trust-it të arrijë në Kuvend pasi deputetëve u është dërguar për më shumë se një muaj tani.

    Pro tërheqjes së një pjese të parave nga TRUST-i është edhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e cila në një intervistë për Gazetën Online “Reporteri.net”, ka thënë se është e nevojshme të ndodh kjo pasi gjendja e qytetarëve është e rënduar.

    “E kam thënë edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, se gjendja e qytetarëve është rënduar tej mase ekonomikisht pasi që ka munguar përkrahja e nevojshme nga ana e Qeverisë, andaj është i domosdoshëm lejimi i tërheqjes së kursimeve nga Fondi Pensional i Kursimeve Trusti të një shume të caktuar të parave, por pa e dëmtuar të ardhmen pensionale të qytetarëve, sepse dihet se ato para janë të destinuara për pleqëri”, ka thënë ajo. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!