×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Shoqata e Gastronomëve e fton Qeverinë Kurti për bashkëbisedim: Nuk duam protesta, por bashkëpunim

    Reporteri
    24 Mars 2021 | 7:03

    Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka ftuar për bashkëbisedim qeverinë e sapoformuar, për të cilën kanë thënë se e kanë premtuar një gjë të tillë.


    Kllokoqi, me anë të një statusi në Facebook’ ka thënë se duan ta kursejnë në ditët e para me protesta e zhurmë Qeverinë Kurti, teksa ka kërkuar bashkëpunim nga ta.

    Postimi i plotë:

    Si Kryetar i Shoqates se Gastronomve te Kosoves, Kryeministrit dhe Qeverise se re i uroj suksese dhe pune te mbare.

    Qeveria e re e ka marre shtetin ne dore ne situaten me te rende te shendetit publik dhe ekonomise.

    Ne nuk duam ta kapim per fyt qysh ne ditet e para, me presion, zhurme, protesta.

    Ne thjeshte kerkojme nga ta bashkepunim, qe te dalim nga kjo krize e perbashket qe po kalojme.

    Po shpresojme qe lajmet mos t’i marrim vesh nepermjet mediave, po ashtu siç na eshte premtuar nga vete subjekti qe tanime ka filluar qeverisjen, qe te ulemi se bashku, te bisedojme, dhe vendosim per te ardhmen.

    Vetem bashkarisht mund te kalojme krizat e shendetit publik dhe shendetit ekonomik!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!