Vetëm 1/3 e bizneseve kosovare janë të fiskalizuara, nga ATK bëjnë thirrje t’i deklarojnë kriptovalutat
Pothuajse të gjitha bizneseve u shtohet puna gjatë periudhës së fundvitit. Por, jo të gjitha nga to janë në rregull edhe me pagesat dhe obligimet.
Mbi 400 milionë euro është shuma që bizneset kosovare i kanë borxh Administratës Tatimore të Kosovës.
Për drejtorin e ATK-së vendimi i Qeverisë për faljen e ndëshkimeve në rast se bizneset deri më 30 qershor i paguajnë bazën e tatimit dhe interesit doli të jetë i mirë.
Sidoqoftë, ky thotë se veç 1/3 e bizneseve janë të fiskalizuara. Muajin e kaluar nga ATK bënë thirrje që kushdo që ka kriptovaluta, t’i deklarojnë.
Për këtë, Murtezaj thotë se ishte vetëm që të evitojnë ndëshkimin eventual në të ardhmen.
Ndryshe në gusht të vitit 2021, Komisioni parlamentar për Ekonomi, Industri dhe Tregti, ka filluar procedurat për Projektligjin për kriptovaluta./T7/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.