×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Zëdhënësi i KEDS-it: Ka përmirësim të situatës, deklaratat e Molliqajt absurde

    Reporteri
    25 Dhjetor 2021 | 13:27

    Zëdhënësi i KEDS-it, Viktori Buzhala ka thënë sot se ka përmirësim të gjendjes së furnizimit me energji elektrike.

    Ai në një konferencë për media deklaroi se përmirësimi ka ardhur pasi çmimet në tregjet ndërkombëtare kanë rënë dhe se ka rënë kërkesa për energji elektrike.

    “Po flasim për një përmirësim të gjendjes, pasi çmimet në tregjet ndërkombëtare kanë rënë, ka rënë edhe kërkesa pasi sot temperaturat janë 7-8 gradë plus ndërsa para dy-tri ditësh kanë qenë 7-8 gradë minus. Këtu ka rënie të konsumit dhe është përmirësuar gjendja”, ka thënë ai.

    Buzhala tha se tani edhe reduktimet janë më të vogla krahasuar me ditët e kaluara.

    Zëdhënësi i KEDS-it ka folur rreth deklarimeve të kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj, se dy blloqe të KEK-ut janë prishur në mënyrë të qëllimshme nga KEDS-i, menaxhmenti i ri i KEK-ut dhe Qeveria e Kosovës.

    Buzhala ka thënë se pretendimet e Molliqajt janë absurde derisa ka shtuar se me deklarimet e Molliqajt po merret edhe zyra ligjore e KEDS-it.

    “Me pretendimet e tij është duke u marrë zyra jonë ligjore. Është konstatim absurd. Do të sqarohet kjo çështje në sistemin e drejtësisë”, ka thënë Buzhala

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!