Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja janë pajtuar për ndarjen e dy prej posteve të rëndësishme ministrore. Në takimin e sotëm, Kurti e Mustafa po definojnë edhe ndarjen e postit të presidentit.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka mësuar me burime se VV e LDK tashmë janë marrë vesh për të bashkëqeverisur.
Gjithçka pritet të zyrtarizohet pas pak, me të përfunduar takimi mes Albin Kurtit e Isa Mustafës që po ndodhë në Kuvendin e Kosovës.
Sipas këtyre burimeve, tashmë VV e LDK janë marrë vesh për ndarjen e Ministrive.
VV-ja ka hequr dorë nga Ministria e Punëve të Brendshme, pozitë e cila marrëveshja do të parasheh t’i takojë LDK-së. Derisa, Ministria e Jashtme do t’i takojë partisë së Albin Kurtit, shkruan Reporteri.net.
VV e LDK shenja bashkëpunimi kishin treguar gjatë mandatit të shkuar dhe paralajmërime për bashkëqeverisje kishin bërë edhe gjatë gjithë fushatës zgjedhore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.