Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir, ka bërë një koment, derisa Kosova e ka të gatshëm zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për targa dhe letërnjoftime.
Për të çfarëdo dakordimi në mes të palëve për këtë çështje, përveç procedurave normale kufitare, do të ishte afatshkurtër në zbatim.
“Besoj se çdo marrëveshje që kërkon ndryshim të tagrave të veturave që kalojnë midis Kosovës dhe Serbisë dhe kërkesa për qytetarët nga të dyja anët të marrin dokumente të përkohshme udhëtimi kur të hyjnë në vendin e njëra-tjetrës, në rastin më të mirë, do të ishte jetëshkurtër, sipas asaj që kemi parë deri tash”, ka shkruar ai në Twitter.
Kosova e ka shtyrë vendosjen e reciprocitetit me Serbinë deri më gusht pas një kërkese të bashkësisë ndërkombëtare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.