Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, thotë se tendencat për ta krijuar “Minishengenin”, janë komplotiste në drejtim të Kosovës, pasi sipas tij nuk ka barrierë në lëvizjen e lirë të njerëzve mes Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut.
Ai përmes një postimi në Facebook thotë se është fatkeqësi kombëtare se si Shqipëria zyrtare po i mbanë ison Serbisë për Kosovën si “çështje e pazgjidhur”, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij pa ndërhyrje:
Aq sa njohim marreveshjen e Shengenit, shtetet ballkanike, perjashto ketu Kosoven, nuk kane probleme te levizjes se lire. Sidomos, levizja e lire ne mes te shteteve qe po pretendojne te ndertojne “Minishengenin” Serbia, Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut, nuk kane ndonje barrier ne levizjen e lire te njerzeve. Shto ketu edhe CEFTA-ne, edhe ne fushen ekomomike shume çka eshte e regulluar.
Tendencat jane kompolitiste ne drejtim te Kosoves, keto tendenca shtrihen ne rrafshin politik qe kane te bejne me izolimin e Kosoves ne marredhenjet nderkombetare, duke tentuar te krijohet nje strukture te paternalizmit te Serbise dhe Shqiperise si faktore ne “zhgjidhjen” e nje problemi te zgjidhur siç eshte Kosova.
Eshte fatkeqesi kombetare se si Shqiperia zyrtare po i mbane ison Serbise per Kosoves si “çeshtje e pa zgjidhur”.