×
  • Lajme
  • Lajme / Lobimi për njohje

    Eksperti nga Brukseli: Është momenti që Spanja dhe katër shtetet tjera ta njohin pavarësinë e Kosovës, BE të heq masat ndëshkuese

    Reporteri
    08 Janar 2024 | 13:45
    Foto: RFE/RL
    Foto: RFE/RL

    Eksperti Toby Vogel nga Këshilli për Politikë dhe Demokraci (DPC), ka thënë se tani është një moment i shkëlqyer që pesë vendet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.

    Vogel në një postim në platformën “X” ka shkruar se BE-ja duhet të heq gjithashtu edhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat u vendosën vitin e kaluar.

    “Përkujtim periodik se tani do të ishte një moment i shkëlqyer për Spanjën, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe ndoshta edhe Qipron që ta njohin Kosovën. Gjithashtu, që BE-ja të revokojë masat e saj të pajustifikuara dhe disproporcionale ndaj Kosovës. Një burrë mund të ëndërrojë, apo jo?”, ka shkruar Vogel.

    Theksojmë se Besnik Bislimi bëri të ditur të shtunën se Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës.

    Por, Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës sot theksoi se një gjë e tillë nuk nënkupton se ky shtet njeh pavarësinë e Kosovës.

    “Të gjitha shtetet që nuk e njohin Shengenin kanë pranuar përdorimin e pasaportave të zakonshme kosovare. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton njohjen e Kosovës. Pa këtë modifikim, mbajtësit e këtyre pasaportave do të kishin probleme në vizitat e ligjshme të shteteve që nuk i njohin”, u tha nga MPJ spanjolle.

    Zëvendëskryeministri i vendit Besnik Bislimi javë më parë kërkoi që procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë mos të ndërlidhet me njohjen nga pesë vendet mosnjohëse, ani se të kundërten, e kanë thënë vazhdimisht ndërmjetësuesit e dialogut.

    Bislimi ka thënë se njohja nga pesëshja duhet të jetë hyrja në normalizim me Serbinë, e jo dalja.

    Bislimi: Njohja nga pesëshja e BE-së “hyrje” në normalizim me Serbinë, jo “dalje”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!