×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Eliza Hoxha: Dje nuk u dënuan ata, u dënua UÇK-ja

    Reporteri
    17 Shtator 2026 | 13:06

    Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Përmes një reagimi, Hoxha ka thënë se Kosova është zgjuar e lënduar dhe e pikëlluar, duke theksuar se historia e saj e vërtetë nuk mund të ndryshohet nga një gjykim.

    Ajo ka deklaruar se Kosova e di kush ishte viktima dhe pse lindi UÇK-ja, ndërsa ka theksuar se vendimi i djeshëm “e ka shkundur Kosovën”.

    “Vendimi i djeshëm e ka shkundur Kosovën. E ka gjymtuar të kaluarën dhe të ardhmen e saj. Por, Kosova ka me vazhdu betejën për drejtësi. Sepse, e drejta për liri është dhe mbetet e drejta fillestare fundamentale e një populli dhe UÇK ishte produkt i asaj nevoje”, ka shkruar Hoxha.

    Hoxha ka bërë thirrje për maturi, unitet dhe veprime të mençura, duke kërkuar që shteti të jetë pranë qytetarëve të tij dhe ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    “Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi ishin UÇK kur na çliruan. Ata ishin UÇK edhe dje kur i dënuan. Dje nuk u dënuan ata, u dënua UÇK-ja”, ka shkruar Hoxha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!