×
  • Lajme
  • Lajme

    Eman Rrahmani i VV-së publikon një foto nga Meka, jep dhe një mesazh

    Reporteri
    03 Korrik 2022 | 20:38

    “Selam nga vendi i paqes”, është mesazhi i postuar në Facebook nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani i cili po e viziton Mekën për haxh – një nga praktikat e besimtarëve myslimanë.

    Shkuarja e Rrahmanit në haxh ka ngjallur reagime në vend. Është pëkrahur, por edhe kritikuar.

    Së fundmi për organizimin e shkuarjes në haxh është kritikuar Bashkësia Islame e Kosovës(BIK), pasi 5 mijë e 700 euro kushton shkuarja për në Arabinë Saudite – më shtrenjtë se në vendet e tjera si Shqipëria.

    Përkundër kësaj mijëra kosovarë kanë shkuar në Qabe për ta kryer këtë ritual fetar.

    Haxhi mbaron në ditën e Kurban Bajramit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!