Alexander Kasanof është emëruar nga Departamenti amerikan i Shtetit, për ta zëvendësuar Gabriel Escobarin, përcjell Reporteri.net.
Alexander Kasanof, siç njofton DASH-i, nga e premtja e 19 korrikut është Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Ballanin Perëndimor si dhe për Shtypin dhe Diplomacinë Publike në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike.
Kasanof ka shërbyer më parë si Asistent Ekzekutiv i ish Nënsekretares për Çështjet Politike Victoria Nuland dhe ushtrues i detyrës së Nënsekretarit për Çështjet Politike John Bass. Ai ka shërbyer jashtë shtetit në Irlandë, Turkmenistan, Kili dhe Ukrainë, siç thuhet në web-faqen e Departamentit amerikan të Shtetit.
DASH tregon se ai ka marrë çmimin James Clement Dunn për ekselencë për punën e tij si Këshilltar Politik në Ambasadën e SHBA-së në Kyiv gjatë Revolucionit Maidan dhe pushtimit të mëvonshëm të Rusisë në Ukrainë.
Gabriel Escobar ishte i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor./Reporteri.net/.