×
  • Lajme
  • Lajme / Marrëveshja

    Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për qytetarët e Kosovës

    Reporteri
    11 Janar 2024 | 9:16

    Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë hequr vizat për qytetarët e Kosovës dhe tani mund të udhëtohet në shtetin arab vetëm me pasaportë.

    Kështu ka njoftuar presidentja Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme.

    Sipas Osmanit, marrëveshja për heqjen e vizave mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara ishte arritur gjatë takimit të muajit të kaluar me presidentin Mohammed bin Zayed Al Nahyan dhe tashmë është nënshkruar.

    “Falënderoj presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani në “X”, njohur më parë si Twitter.

    Emiratet e Bashkuara bëhen shteti i 49-të në të cilin qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza.

    Kosovës iu liberalizuan vizat nga 1 janari i këtij viti. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!