×
  • Lajme
  • Lajme

    Ende asnjë fjalë nga Martin Berishaj edhe pse iu zbuluan gati 2 milionë të hyra në biznesin në Mal të Zi

    Reporteri
    04 Maj 2022 | 18:53

    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, s’e ka thënë ende asnjë fjalë, pavarësisht se dje, Gazeta Online Reporteri.net publikoi një hulumtim, ku dokumentohej se si afër dy milionë euro kanë hyrë në xhirollogaritë e “MB Consulting”, biznesin e Martin Berishajt në Mal të Zi, në më pak se pesë vjet, nga fundi i vitit 2016 deri në vitin 2020.

    Edhe pse vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për skandalin financiar që shpërtheu në Slloveni, tri ditë para zgjedhjeve, Berishaj po vazhdon takimet sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

    Sot është takuar me Ambasadorin e Republikës së Koresë, Hong Sung-Wook. Madje, në foto e publikuara nga ambasada, Berishaj shihet plot disponim.

    Për skandalin, më se ka thënë asnjë fjalë.

    “Ambasadori i Kosovës në Kroaci Dr. Martin Berishaj, priti në takim, ambasadorin e Republikës së Koresë z Hong Sung-Ëook. Në takim u bisedua për situatën e krijuar në botë pas invazionit rus në Ukrainë si dhe për gjendjen në bashkësinë ndërkombëtare, si refleks i luftës në Ukrainë si dhe për marrëdheniet e mira me shtetin korean, duke vu ne pah mbështetjen që pritet të na e bëjnë lidhur me antarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës në Zagreb.

    Ndryshe, Aambasadori Berishaj po dyshohet se është i përfshirë në një skandal financiar për shpëlarje parash në Slloveni. Berishaj i ka mohuar të gjitha akuzat ndërkaq në mbrojtje të ambasadorit kanë dalë Kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani.

    Një hulumtim i Gazetës Online Reporteri.net, i publikuar dje, ka zbuluar dhe dokumentuar se si afër dy milionë Euro kanë hyrë në xhirollogaritë e “MB Consulting”, biznesin e Martin Berishajt në Mal të Zi, në më pak se 5 vite – nga fundi i vitit 2016 deri në vitin 2020.

    Ndonëse u themelua nga gjysma e dhjetorit të vitit 2016, biznesi në Mal të Zi i ambasadorit të Kosovës në Kroaci në të njëjtin vit rezulton se ka qarkulluar rreth 100 mijë Euro të hyra, derisa viti më i begatshëm për “MB Consulting” me Martin Berishajn të vetmin pronar dhe të vetmin të punësuar, rezulton të jetë viti 2017 kur biznesi i tij regjistroi rreth 1 milionë Euro të hyra.

    Mbi gjysmë milioni të parave të derdhura në xhirollogaritë e këtij biznesi, sipas një raportimi në Slloveni, kanë hyrë nga Serbia, përmes filalit të GEN-I në Beograd – një rrjet tregtie energjetike nga Sllovenia, i shtrirë në tërë rajonin. Berishaj nuk ka folur nëse edhe pjesa e tjetër e të hyrave kanë të njëjtën prejardhje.

    Afër 2 milionë Euro të hyra në biznesin e Martin Berishajt ku u derdhën paratë e GEN-I nga Beogradi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!