×
  • Lajme
  • Lajme

    Ende asnjë rast me Omicron në Kosovë, MSH-ja u bën thirrje qytetarëve për vaksinim

    Reporteri
    23 Dhjetor 2021 | 11:41

    Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen dhe t’i festojnë të sigurtë festat e fundvitit.

    MSH ka ftuar të gjithë banorët pa dallim që t’i pranojnë dy dozat e vaksinës dhe atë përforcuese për ata që i kanë pranuar dy të parat, si e vetmja formë e përballjes me virusin.

    Në Kosovë nuk është ende prezent varianti Omicron i coronavirusit.

    Ministria e Shëndetësisë  tashmë ka marrë rezultatin e mostrave të analizuara për variantin Omicron në Gjermani, të cilat kanë rezultuar negative.

    Këtë e ka bërë të ditur mbrëmë ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, i cili tha se të gjitha mostrat kanë dalë negative.

    Në anën tjetër, varianti i COVID-19 Omicron tashmë ka mbërritur edhe në Shqipëri. Lajmin e ka bërë me dije sot  kryetarja e Komitetit të Ekspertëve.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!