×
  • Lajme
  • Lajme

    Ende pa filluar ndezja e qymyrit, ajri në Prishtinë rrezikon shëndetin e qytetarëve

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 22:07

    Qytetarët në vendin tonë po shijojnë ditët me diell dhe temperaturat e larta që për shumëkë janë të papritura në këtë kohë të vitit.


    Në Prishtinë temperaturat sot arritën deri në 24 gradë celsius.

    Por fakti që ka filluar të shqetësoj qytetarët është cilësua e ajrit që është mjaft e ndotur.

    Madje, kjo po ndodhë ende pa filluar sezoni i dimrit, kur fillon ndezja e lëndëve djegëse, veçanërisht qymyri që dëmton në masë të madhe ajrin e pastër, shkruan Indeksonline.

    Zyra për matjen e cilësisë së ajrit, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, gjatë gjithë ditës së sotme ka njoftuar se ajri në kryeqytet nuk është i shëndetshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!