×
  • Lajme
  • Lajme

    Ende pa vendim për pushim në arsimin parauniversitar

    Reporteri
    18 Mars 2021 | 16:42

    Tash e dy ditë Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka propozuar që nga data 22 mars 2021, të ketë pushim një javor në arsimin parauniversitar dhe në fund të kësaj jave të vlerësohet gjendja epidemiologjike dhe të vendoset për format më të mira të zhvillimit të procesit mësimor në periudhën në vijim.


    Ndonëse, dje dhe sot gjatë ditës është pritur vendimi përfundimtar i Qeverisë në detyrë për këtë çështje, ende nuk ka ndonjë deklarim nga zyrtarët shtetëror.

    Xhavit Rexhaj, zëvëndësministër në MASHT ka thënë se deri më tani nuk ka asnjë informatë në këtë drejtim.

    “Deri në momentin që po flasim [ora 16:12] nuk kam asnjë informatë të tillë”, tha ai për IndeksOnline.

    Edhe nga SBASHK-u kanë deklaruar të njëjtën gjë.

    Kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit (SBASHK), Rrahman Jashari ka thënë se janë ende në pritje të vendimit.

    Ai tha se këtë çështje është duke e shqyrtuar një grup ndërministror i MASHT-it.

    “Po presim edhe ne për ndonjë lajm se çfarë po vendoset, ndoshta sot vendoset por s’kam informatë sepse ne nuk jemi në grup punues, pasi një grup ndërministror është duke u merr me këtë dhe po pritet të marrë vendimin përfundimtar”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!