×
  • Lajme
  • Lajme

    Endrit Shala: NISMA është e mobilizuar fuqishëm për zgjedhjet e reja

    Reporteri
    10 Janar 2021 | 16:13

    Zyrtari i NISMA-s, Endrit Shala, thotë se kjo parti është e gatshme për zgjedhjet e reja që mbahet më 14 shkurt.


    Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se sot së bashku me Bilall Sherifin kanë vizituar strukturat në degën e Podujevës.

    Shala thotë si në këtë komunë edhe në tjerat, NISMA është e mobilizuar fuqishëm, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 14 shkurtit, sot bashkë me sekretarin e përgjithshëm z. Bilall Sherifi dhe anëtarin e kryesisë z. Mevludin Krasniqi ishim në takim pune me shtabin zgjedhor të degës së NISMA Socialdemokrate në Podujevë.

    NISMA në Podujevë sikurse edhe në të gjitha degët tjera është e mobilizuar fuqishëm për këto zgjedhje.

    #NismaSocialDemokrate
    E. SH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!