×
  • Lajme
  • Lajme

    Endriti kujton 22-vjetorin e Konferencës së Rambujesë: Nënshkrimi i babait na solli pavarësinë tonë

    Reporteri
    18 Mars 2021 | 11:35

    Konferenca e Rambujesë është njëra nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës.


    E këtë e ka kujtuar edhe djali i ish-presidentit, Hashim Thaçit, Endriti përmes një postimi në rrjetet sociale.

    Ai publikoi një fotografi ku shihet Hashim Thaçi bashkë me, ish-sekretaren e ShBA-ve, Madeleine Albright.

    “Në 22-vjetorin e nënshkrimit të Konferencës së Rambujesë, krenar me babain dhe largpamësinë e tij.

    Nënshkrimi i tij na solli lirinë e pavarësinë tonë”, ishin fjalët e Endriti në këtë fotografi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!