Kongresmeni amerikan, Eliot Engel i cili po merr pjesë në përurimin e objektit të ri të Ambasadës ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë punuar fortë të kenë një shtet të tillë dhe se e meritojnë respektin e SHBA-së.
“Ne jemi duke hapur ambasadën tonë të re dhe ëndrrat po bëhen realitet dhe njerëzit tanë dhe të Kosovës po e bëjnë më të mirën, është mirë të jemi këtu dhe të kemi shoqëri me Kosovën, njerëzit e Kosovës kanë punuar shumë dhe e meritojnë vendin tonë dhe respektin”, tha Engel.
“Tashmë e kemi ambasadën e re për njerëzit që duan të udhëtojnë jashtë nuk kanë nevojë të shkojnë në vendet tjera për të marrë një vizë, ëndrra po bëhet realitet me punë të madhe dhe faleminderit që keni qenë me ne dhe njerëzit e Amerikës dhe kjo ambasadë do qëndroj gjithnjë me Kosovën sepse Kosova është ajo çfarë jemi ne si ShBA”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.