×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hasani ia vlerësoi si “zhgl, nivel të ulët dhe plagjiaturë brutale” doktoratën, reagon “kusherira” e presidentes

    Reporteri
    25 Tetor 2022 | 15:21

    “Zhgl, plagjiaturë brutale dhe të nivelit të ulët” ia quajti dizertacionin e doktorates, ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ushtrueses së detyrës së Rektorit të UP-së, Luljeta Plakollit, e cila u bë temë në media si kushërire e presidentes Vjosa Osmani, shkruan Reporteri.net.

    Kjo e fundit përmes një reagimi në Facebook, tha se PhD-ja e saj është “vepër e pastër intelektuale e imja”.

    Hasani, i cili është njëra nga figurat më eminente intelektuale të çështjeve juridike, dizertacionin e Plakollit e quajti “plagjiat brutal” në mbi 50 përqind të saj, si dhe “të nivelit të ulët”. “As [për] punim seminarik”, nuk ia kishte kualifikuar doktoratën Hasani, tregoi ai të hënën në Pressing.

    Reagimi i plotë i Luljeta Plakolli-Kasumit:

    Mbrëmë Enver Hasani në emisionin Pressing, në mes tjerash, ka deklaruar se tema ime e disertacionit është plagjiaturë.

    Më lejoni të theksoj me gjithë përgjegjësinë time morale, akademike dhe njerëzore që disertacioni im i doktoraturës është vepër e pastër intelektuale e imja; atë e kam produkt të punës sime shumë-vjeçare. I qëndroj mbrapa çdo shkronje që kam shkruar dhe jam e gatshme të përballem me çfarëdo vlerësimi mbi të.

    Për ta orientuar drejt debatin, jam në përgatitje e sipër të një shkrese për Këshillin e Etikës që të themelojë një komision profesional me profesorë eminent për të vlerësuar kualitetin dhe qëndrueshmërinë e tezave të disertacionit tim të doktoraturës. Pres që një komision i tillë shumë shpejtë të themelohet dhe ta kryejë këtë detyrë.

    Në ndërkohë, ne me avokatin tim jemi në diskutime për mundësitë e mia ligjore të mbrojtjes së dinjitetit tim profesional dhe njerëzor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!