×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hasani kritikon Albin Kurtin: Presidenti i shtetit nuk është noter, është zyrtari më i lartë i shtetit

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 21:07

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani ka folur rreth kompetencave që i ka presidentja e zgjedhur e vendit, Vjosa Osmani. Hasani tha se presidenti nuk është noter siç kishte deklaruar kryeministri Albin Kurti.


    “Personi i presidentës nuk duhet me qenë jurist kushedi sa për me i kuptu gjërat themelore që lidhen me funksionin pozitën kushtetuese të shefit të shtetit te ne. Nuk shoh hapsirë për me lujt protagonizëm presidentja e shtetit”, tha Hasani.

    Tutje ai tha se presidenti ka përparësi ndaj të gjithë zyrtarëve të tjerë përfshirë kryeministrin dhe ministrin e jashtëm.

    “Nuk është noter, është pozitë dinjitoze, është zyrtari më i lartë në shtet, ku të del jashtë ka priviligjet të rangut më të madh, ka përparsi ndaj zyrtarëve të tjerë, kryeministrit dhe ministrit të jashtëm. Është e drejtë zakonore ndërkombëtare”, shtoi Hasani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!