×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hoxhaj: PDK do të rindërtojë gjithçka që rrënuan Kurti e Hoti

    Reporteri
    14 Janar 2021 | 10:53

    Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, thotë se partia e tij kur të vije në pushtet do ta rimëkëmbë shtetin nga kriza politike, shëndetësore e ekonomike.


    Hoxhaj thotë se PDK do t’i rindërtojë të gjitha ato që u rrënuan që nga 6 tetori nga dy qeveritë e kaluara, që sipas tij ishin totalisht të papërgjegjshme, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Mbrëmë ishim në Obiliq, bashkë me deputetët Bekim Haxhiu dhe Evgjeni Thaçi – Dragusha dhe anëtarin e kryesisë, Fehmi Mujota, ku u pritëm me entuziazëm të madh nga dega e PDK-së, në krye me Lulzim Sadikun.

    PDK do ta rimëkëmbë shtetin nga kriza politike, shëndetësore e ekonomike.

    PDK do t’i rindërtojë të gjitha ato që u rrënuan që nga 6 tetori nga dy qeveritë e kaluara, që ishin totalisht të papërgjegjshme. #PDK #Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!