×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hoxhaj: PDK këtë muaj pritet të mbajë Konventën për zgjedhjen e organeve të reja

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 14:55

    Partia Demokratike e Kosovës gjatë këtij muaji pritet të mbajë konventën zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit dhe lidershipit të ri.


    Kështu ka bërë të ditur, ushtruesi i detyrës se kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, por nuk tregoi nëse do të synojë të jetë lider fuqiplotë i PDK-së.

    “Unë për një kohë të gjatë e kam ndjek ndërgjegjen time individuale se ambicien politike të PDK-së se çka të bëjmë, kemi ardhur në përfundim që të vazhdon kjo situatë, PDK ta mbajë një Konventë që do të zgjedhet kryetari i ardhshëm, dhe në pikëpamjen time kjo do të duhej të mbahej gjatë këtij muaji”, tha Hoxhaj, në forumin “FOL Hapur” të Lëvizjes Fol, shkruan Reporteri.net.

    Ai nuk ka treguar nëse do të jetë apo jo kandidat për kryetar të partisë.

    “Se kush ka ambicie e vullnet, kush është ai që mund ta ruajë unitetin e diversitetin në parti, dhe debatin e hapur dhe demokracinë në parti, një vizion në parti që PDK të kthehet si forcë e parë dhe partinë më të madhe në Kosovë, është çështje që duhet t’i shfaqin ambiciet në Konventë. Unë nuk dua të flas për kandidaturën time përderisa jam kryetar në detyre, duke qenë i pari në parti dhe në ushtruesin e funksionit të detyrës të sigurojë që gara të jetë demokratike, fer dhe e hapur dhe procesi të jetë i përgatitur mirë, që nëse shkojmë në Konventë të jap dorëheqje edhe unë, që kur të hyjmë në garë të jemi të barabartë me ata që garojmë”, ka deklaruar Hoxha, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se përveç Hoxhaj si emra të mundshëm për kryetar të kësaj partie janë përmendur edhe Vlora Çitaku dhe Gent Cakaj, por ata nuk janë deklaruar për këtë çështje./Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!