Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar një telegram urimi nga Recep Tayyip Erdogan, President i Turqisë, njofton zyra e Kryeministrit.
Në telegramin e urimit, Erdogan i ka uruar suksese, kryeministrit të ri duke i thënë se Turqia do të vazhdojë ta mbështesë.
“Në emrin tim dhe të popullit tim, me ndjenjat më të përzemërta ia uroj Shkëlqesisë suaj marrjen e postit të Kryeministrit pas votimit të mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës. Ju uroj suksese në misionin tuaj të ri. Turqia edhe më tutje do të vazhdoj të ju mbështesë në punët tuaja të cilat do ti realizoni për një Kosovë të fortë dhe të prosperuar”, thuhet në telegramin e urimit.
Erdogan tutje ka thënë se beson se marrëdhëniet bilaterale, rrënjët e të cilave shtrihen në lidhjet miqësore dhe vëllazërore, do të zhvillohen më tej.