Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se rritja e vëllimit të tregtisë ndërmjet Turqisë dhe Kosovës duhet të shkojë nga 750 milionë dollarë në mbi një miliard, transmetojnë mediat turke.
Sipas njoftimit të zyrës për media të presdencës turke në takim janë trajtuar marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, lufta në Palestinë si dhe çështjet rajonale dhe globale.
Erdogan duke folur për raportet tregtare ka thënë se dy vendet kanë potencial për të zhvilluar marrëdhëniet në shumë fusha, përfshirë në industrinë e mbrojtjes. Ai ka folur edhe për raportet Kosovë -Serbi duke konstatuar se ka zbutje.
Kurti takohet me Erdoganin për nxitje të investimeve në Kosovë
“Është i mirëseardhur fillimi i zbutjes së tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por se është e rëndësishme që të sigurohet progres konkret lidhur me këtë çështje” thuhet në komunikatë.
Po ashtu Erdogan në takimin me Kurtin ka përmendur edhe “mbështetjen aktive që duhet t’i jepet Palestinës”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.